Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, është shprehur se Formula 1 nuk ka nevojë për ndryshime të mëdha si grilat e përmbysura, edhe pse është i hapur që ato të provohen vetëm gjatë fundjavave me gara sprint.
“Numri i garave sprint tani është i mjaftueshëm. Grilat e përmbysura? Jo në një fundjavë normale. Ndoshta për sprintin, por nuk i përkasin ADN-së së F1”, tha ai.
Gjithashtu, Leclerc ka mbështetur idenë për rikthimin e motorëve V8 apo V10, të cilët janë më të zhurmshëm dhe, sipas tij, sjellin më shumë emocion.
“Më mungon zhurma e motorëve të vjetër. Është ajo që më bëri të dashurohem me këtë sport”.



