Bezzecchi bën “të pamundurën”, nga dy rrëzime te koha më e shpejtë
B

Bezzecchi bën “të pamundurën”, nga dy rrëzime te koha më e shpejtë

Marco Bezzecchi (Aprilia) u rrëzua dy herë në sesionin e parë të praktikës në MotoGP Motegi, duke dëmtuar të dy motorët e tij dhe duke e përfunduar sesionin jashtë top 10.

Megjithatë, pasdite ai u rikthye fuqishëm dhe regjistroi kohën më të shpejtë të ditës, duke lënë pas Pedro Acosta-n (KTM).

“Që në xhiron e parë kisha ndjesi të mira, ndaj shtyva fort. Faleminderit ekipit që punoi pa pushim për të më rikthyer në pistë”, tha Bezzecchi.

Ndërkohë, Ducati pati vështirësi, me Bagnaia dhe Marquez jashtë formës në fillim, por që arritën më vonë të kalojnë në Q2.

Bezzecchi pret që Ducati të përmirësohet të shtunën, por shpreson të vazhdojë me formën e mirë.

TË FUNDIT