Juventus synon transferimin e mbrojtësit shqiptar
J

Juventus synon transferimin e mbrojtësit shqiptar

Numri i futbollistëve shqiptarë në Serie A mund të rritet në verën e këtj viti.

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Mario Mitaj është në fokusin e Juventusit. Është ky lajmi i bujshëm që publikon “Tuttosport”, një media shumë pranë klubit bardhezi.

Drejtori sportiv i Juves, Cristiano Giuntoli kërkon të bëjë një lëvizje në repartin defansiv dhe në miqësoren që Shqipëria do të luajë më datë 22 mars në Tardini të Parmës kundër Kilit, do të vëzhgojë me kujdes paraqitjen e Mitajt.

Mbrojtësi u transferua tek Lokomotiva e Moskës, në Rusi verën e vitit 2022 për shifrën e tre milionë eurove nga AEK-u i Athinës, ndërsa tashmë kartoni i tij vlerësohet diku nga pesë deri në gjashtë milionë euro.

Nëse ky lajm konfirmohet, atëherë padyshim që për Mitajn do të ishte shansi i karrierës, pasi bëhet fjalë për një nga klubet më të rëndësishme të Italisë dhe Evropës.

TË FUNDIT