Champions League vazhdon edhe sonte, ndeshje e zjarrtë pritet të jetë Barcelona-PSG
C

Champions League vazhdon edhe sonte, ndeshje e zjarrtë pritet të jetë Barcelona-PSG

Sonte rikthehet emocioni i Champions League me ndeshjet e javës së dytë të fazës së grupeve, ku pritet të zhvillohen disa përballje të forta dhe vendimtare për ecurinë e skuadrave në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Vëmendja kryesore e mbrëmjes padyshim bie mbi superndeshjen mes Barcelona-s dhe Paris Saint-Germain, e cila do të zhvillohet në Spanjë, në stadiumin “Olympic Lluís Companys”, me fillim nga ora 21:00, transmeton AutoPortali.

Kjo përballje historikisht ka prodhuar spektakël dhe emocion, ndaj edhe kësaj radhe pritet një duel i ashpër mes dy prej gjigandëve të futbollit evropian.

Një tjetër ndeshje që premton shumë është ajo mes Napolit dhe Sporting CP, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë pikë të plota për të forcuar pozitat në grup.

Ndërkohë, takimi Villarreal – Juventus gjithashtu tërheq interes të madh, për shkak të rivalitetit dhe potencialit të dy klubeve për të shkuar larg në këtë kompeticion.

 

Më poshtë gjeni orarin e të gjitha ndeshjeve të sotme:

 

TË FUNDIT