Fernandes dëshiron të hiqet ky rregull në futboll (VIDEO)
F

Fernandes dëshiron të hiqet ky rregull në futboll (VIDEO)

Mesfushori i Manchester Unitedit, portugezi Bruno Fernandes, ka apeluar te udhëheqësit e futbollit të hiqet sanksionimi i futbollistëve kur ata e heqin fanellën duke festuar golin e shënuar.

Kapiteni i “Djajve të Kuq”, ka kërkuar kështu pas ndëshkimit të bashkëlojtarit të tij Amad Diallo, i cili për shkak të një kartoni të tillë, nuk ka të drejtë loje në ndeshjen e ardhshme.

Diallo shënoi kundër Liverpoolit në minutën e 121-të për fitoren 4:3 dhe kualifikimin në çerekfinale të FA Cup.

“Momente të tilla duhet të festohen, ndërsa rregulli duhet të ndryshohet. Duhet të lejohet festimi pas golave, sigurisht duke e respektuar edhe skuadrën rivale”, ka thënë mesfushori 29-vjeçar.

TË FUNDIT