Maquez tregon nëse do të vazhdojë me Ducatin
M

Maquez tregon nëse do të vazhdojë me Ducatin

Piloti i njohur spanjoll Marc Marquez ka folur hapur për të ardhmen e tij në Moto GP, duke larguar çdo dyshim në lidhje me një transferim të mundshëm apo ndërrim skuadre. Në një intervistë të dhënë për emisionin sportiv “El Partidazo” të radios “COPE”, Marqueez tregoi vendosmërinë e tij për të vazhduar aty ku ndjehet mirë, dhe aktualisht, ajo është skuadra Ducati.

“Nëse jam i lumtur te Ducati, pse të ndryshoj?”, u shpreh i prerë piloti. Kampioni i botës shtoi se pavarësisht vështirësive dhe sakrificave të shumta që kërkon Moto GP, motivimi i tij mbetet i lartë: “Derisa të jem i bindur se mund të vazhdoj, duke bërë sakrificat që kërkohen dhe duke jetuar 365 ditë të vitit me mendjen te motori, te gara dhe te përmirësimi im si pilot, unë do të vazhdoj”.

Marquez e vë theksin jo vetëm te fitoret apo titujt, por edhe te trashëgimia që dëshiron të lërë pas.

“Për mua, ajo që ka më shumë rëndësi është që, kur të vijë dita të heq veshjen e garës dhe të tërhiqem, njerëzit të mos kujtojnë vetëm sa tituj kam fituar, por çfarë kam dhënë për këtë sport, pasionin, emocionin dhe frymën garuese”, përfundoi piloti 32-vjeçar.

Deklaratat e tij vijnë në një moment kur thashethemet për të ardhmen e shumë pilotëve në Moto GP janë në qarkullim, por Marquez duket se është i qartë në qëllimet e tij, të vazhdojë aty ku ndjehet i vlerësuar dhe konkurrues.

TË FUNDIT