Shefi i Mercedes, Toto Wolff, ka folur për thashethemet që qarkulluan më herët këtë vit për një kalim të Max Verstappen te Mercedes. Ai konfirmoi se ka pasur biseda, por asnjëherë një ofertë konkrete.
“Ishte një ide e guximshme, por e parealizueshme. Unë dua të vazhdoj me George Russell dhe Kimi Antonelli. Sigurisht, një dyshe si Russell-Verstappen do të ishte si Senna dhe Prost”.
Verstappen ka kontratë me Red Bull deri në vitin 2028, por një klauzolë e brendshme kishte hapur mundësinë e largimit gjatë pushimit veror. Gjatë kësaj periudhe, Verstappen dhe Wolff kanë pasur disa biseda personale, por çështjet sportive u trajtuan me menaxherin e Max-it, Raymond Vermeulen.

Wolff shtoi gjithashtu se, megjithëse titulli duket larg, Verstappen nuk duhet nënvlerësuar.
“Nëse lideri i kampionatit tërhiqet dhe Max fiton 25 pikë, gjithçka mund të ndryshojë shpejt”.



