Auto sllallom në Prizren, të dielën për pikët e radhës
A

Auto sllallom në Prizren, të dielën për pikët e radhës

Gara e tretë, e parafundit, në disiplinën e auto sllallomit mbahet këtë të diel në Prizren.

Përveç kësaj, mbetet edhe gara e fundit, e cila mbahet më 11 tetor në Sllatinë.

Prandaj, garuesit e kësaj disipline janë të motivuar për të dhënë maksimumin për t’i arkëtuar pikët e radhës me të cilat synojnë renditje sa më të mirë në klasat përkatëse, por edhe në plasmanin gjeneral.

E veçanta e garës është edhe fakti që është edhe në kalendarin e FIA CEZ, që e shton edhe më tepër rëndësinë e saj.

Interesimi për pjesëmarrje duket të jetë i kënaqshëm, duke marrë parasysh numrin e atyre që kanë aplikuar deri tani.

Përveç garuesve të rregullt në Kampionatin e Kosovës (përfshirë edhe disiplinat tjera), bien në sy edhe emrat e pjesëmarrësve tjerë, me vetura civile, për të cilat organizatori ka vendosur që nuk do të ketë pagesë për startarinë.

TË FUNDIT