Usyk tallet me Furyn
U

Usyk tallet me Furyn

Meçi i shumëpritur ndërmjet Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury pritet të zhvillohet gjatë muajit maj në Arabinë Saudite, ku do të mësohet se kush është kampioni i vërtetë i botës në boks.

Boksieri nga Ukraina përmes rrjeteve sociale ka publikuar një video dhe një mesazh për kundërshtarin e tij, i cili dje ka nisur kampin e tij stërvitor për meçin e ardhshëm.

“Ti sapo ke nisur kampin stërvitor, unë s’i kam ndalur asnjëherë”, thotë Usyk në videon e postuar në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Fury nuk ka asnjë humbje gjatë karrierës së tij. Në 34 meçe, ai i ka fituar të gjitha, 24 me nokaut. Statistika pothuajse të njëjta ka edhe Usyk, që ka zhvilluar 21 meçe profesionale dhe ka 21 fitore, 14 me nokaut dhe mban titullin e botës në peshat e rënda.

TË FUNDIT