Ferrari gati për një tjetër lajm “bombë”
F

Ferrari gati për një tjetër lajm “bombë”

Ferrari po përgatit një tjetër lëvizje të madhe pas njoftimit për Lewis Hamilton-in. Sipas gazetës zvicerane Blick, Oscar Piastri po konsideron seriozisht një kalim te Ferrari për sezonin 2027, pas zhgënjimeve të fundit me McLaren, veçanërisht pas garës në Singapor ku u përplas me Landon Norris dhe nuk u trajtua si lider në skuadër – ndonëse ka më shumë pikë se shoku i tij.

Ferrari mund të mbetet pa dy pilotët aktualë në fund të 2026: Hamilton pritet të pensionohet, ndërsa Charles Leclerc është në bisedime me ekipe të tjera dhe ka tension me drejtuesit e Ferrarit për komentet publike rreth makinës.

Për të zëvendësuar ata, Ferrari po shqyrton disa opsione, përfshirë Oliver Bearman dhe Gabriel Bortoleto, por synimi kryesor i tyre është një emër i madh: Max Verstappen ose George Russell. Megjithatë, Piastri duket kandidati më realist, dhe është vlerësuar edhe nga Hamilton si një pilot me potencial për kampion bote.

TË FUNDIT