Piloti i Williams, Carlos Sainz, ka kritikuar transmetimin televiziv të Formula 1, duke thënë se duhet të ketë më shumë respekt për garën dhe më pak fokus te “celebritet dhe të dashurat e pilotëve”.
Pas Çmimit të Madh të Singaporit, shumë tifozë dhe ekspertë u ankuan në rrjete sociale për mungesën e pamjeve nga duelet në pistë, përfshirë edhe parakalimet e Sainz dhe ndjekjen e Alonsos ndaj Hamiltonit, ndërsa transmetimi u fokusua më tepër në pamje nga bokset, VIP-at dhe partneret e pilotëve.
Sainz tha për radion spanjolle Cadena COPE: “E kuptoj që mund të jetë interesante të shihen reagimet e familjarëve apo të dashurave, por jo nëse humbasim momentet më të rëndësishme të garës. Në Singapor nuk u tregua asnjë nga 4-5 parakalimet e mia, as ndjekja e Fernando ndaj Hamilton”.
Ai shtoi se kjo qasje po bëhet e ekzagjeruar dhe po dëmton përvojën e tifozëve.

Ndërsa, nNjë zëdhënës i F1 u përgjigj: “Ne përpiqemi gjithmonë të sjellim pamjet më të mira të garës, pa humbur thelbin, garimin në pistë. Gjithashtu japim kontekst me pamje nga tribuna dhe të ftuarit VIP. Jemi gjithmonë në kërkim të përmirësimit”.



