Arabia Saudite nikoqire e Kupës së Botës 2034
A

Arabia Saudite nikoqire e Kupës së Botës 2034

FIFA ka zyrtarizuar Arabinë Saudite si nikoqiren e Kupës së Botës 2034, turne që do të organizohet për herë të parë në historinë e këtij vendi.

Arabia Saudite fitoi të drejtën pa konkurrencë, pasi Australia u tërhoq në fund.

Turneu do të ketë 48 ekipe pjesëmarrëse dhe do të zhvillohet në 15 stadiume moderne në pesë qytete kryesore: Riyadh, Jeddah, Al Khobar, Abha dhe NEOM.

Finalja dhe ndeshja hapëse do të luhen në stadiumin “King Salman” në Riyadh, me kapacitet rreth 92 mijë ulëse.

Arabia Saudite ka nisur investime të mëdha në infrastrukturë dhe ka konfirmuar se alkooli nuk do të lejohet gjatë turneut, në përputhje me ligjet lokale.

Ky organizim është pjesë e “Saudi Vision 2030”, me synim që vendi të kthehet në një qendër globale sportive dhe turistike./AutoPortali

TË FUNDIT