Me kualifikimin e Ganës, numri i kombëtareve që kanë siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” është rritur në 21. Ky edicion i Botërorit do të jetë historik, pasi për herë të parë do të marrin pjesë 48 ekipe, nga të cilat 27 vende mbeten ende të lira.
Kampionati do të zhvillohet gjatë verës së vitit 2026, në tri shtete mikpritëse: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.
Nga gjithsej 48 kombëtare pjesëmarrëse, 16 vende janë të rezervuara për skuadrat nga Europa (UEFA). Kjo nënkupton se Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës vazhdojnë të kenë shpresa për kualifikim, veçanërisht përmes fazës së “play-off”-it, që do të zhvillohet pas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese në grup.
Të dy kombëtaret tona janë duke luftuar fort në grupet përkatëse dhe, në varësi të renditjes përfundimtare dhe rezultateve në Ligën e Kombeve, kanë shanse reale për të siguruar një biletë për Botëror.
Më poshtë gjeni listën me 21 kombëtaret që tashmë e kanë siguruar kualifikimin për Botërorin 2026:
VENDET MIKPRITËSE
Kanadaja
Meksika
ShBA
AZIA
Australia
Koreja e Jugut
Japonia
Jordania
Irani
Uzbekistani
AFRIKA
Algjeria
Egjipti
Gana
Maroku
Tunizia
AMERIKA E JUGUT
Argjentina
Brazili
Kolumbia
Ekuadori
Paraguai
Uruguai
OQEANIA
Zelanda e Re



