Drag Race 3, në fundjavë gara që mbyll vitin për këtë disiplinë
D

Drag Race 3, në fundjavë gara që mbyll vitin për këtë disiplinë

Kampionati i Kosovës në automobilizëm tashmë gjendet në fazën përfundimtare. Pas disiplinës malore dhe auto sllallomit, radha është që edhe në Drag Race “të bie perdja” për këtë vit.

Më 18 e 19 tetor, pista e vjetër e aeroportit në Sllatinë do të jetë sërish arena shpejtësisë, veturave nga më të ndryshmet dhe sigurisht e rivalitetit të madh.

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar disa nga garuesit më me emër, prandaj spektakli edhe këtë herë është i garantuar.

Organizatori, Eurogoma Racing Team, mbështetur nga Auto Moto Klub Kosova AMCK dhe Federata e Auto Sportit e Kosovës është në përgatitjet e fundit, ndërsa si zakonisht për më të mirët do të ketë edhe shpërblime.

Linku për aplikim:

https://form.jotform.com/252792500968062

TË FUNDIT