Ferrari në dilemë
F

Ferrari në dilemë

Zërat për një kalim të mundshëm të Christian Horner te Ferrari kanë trazuar paddock-un e F1. Edhe pse Frederic Vasseur rinovoi kontratën në korrik, spekulimet thonë se drejtues të Ferrarit kanë vënë në dyshim të ardhmen e tij që prej qershorit.

Sipas “MARCA”, marrëveshja e Horner me Red Bull e ndalon atë të rikthehet në F1 deri në 2026, por prapë shihet si një kërcënim për Vasseur, sidomos nëse Ferrari nuk sjell rezultate me rregulloret e reja të 2026-s.

E ardhmja varet nga performanca teknike, sidomos në aerodinamikë, motor dhe shasi. Mercedes thuhet se është përpara, ndërsa Max Verstappen ka përforcuar këto thashetheme.

Këtu përfshihet edhe roli i Lewis Hamilton. Edhe pse rezultatet sportive mungojnë, ardhja e Hamilton ka sjellë sukses financiar dhe sponsorizime të mëdha (si marrëveshja me HP). Vështirë që Ferrari ta largojë Vasseur, personin që bindi Hamiltonin të transferohej.

Nëse vjen Horner, Verstappen nuk vjen.Marrëdhënia mes Horner dhe Verstappen është e tensionuar, dhe nëse britaniku shkon te Ferrari, transferimi i Verstappen aty bëhet i pamundur. Sytë tashmë janë nga sezoni 2027.

 

TË FUNDIT