2 mijë e 246 tiketa trafiku brenda një dite
2

2 mijë e 246 tiketa trafiku brenda një dite

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 62 aksidente, 25 me të lënduar dhe 36 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar 2 mijë e 246 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës:

Aksident trafiku me fatalitet 1
Aksident trafiku  me të lënduar 25
Aksident trafiku  me dëme materiale 36
Tiketa trafiku të shqiptuara 2246
Persona të arrestuar 17
Persona në mbajtje 14
Persona në ndalim policor  0
Persona në vuajtje të dënimit 2

TË FUNDIT