Mick Schumacher ka lënë përshtypje të mirë në testimet për IndyCar në pistën e Indianapolisit, ku u ndje për herë të parë i lirë dhe i motivuar pas largimit nga Formula 1. Ai shënoi kohën më të shpejtë në mëngjes dhe përfundoi i dyti pasdite, pas kampionit Dennis Hauger.
“Babai më thoshte gjithmonë: Schumacher-ët janë më të shpejtë kur shohin rrotat e përparme. Më pëlqen ta kujtoj këtë”, tha Mick, duke iu referuar makinave me rrota të hapura, që i preferon më shumë.
Pas vështirësive në F1 dhe presionit të madh nga mbiemri i tij, Mick po mendon seriozisht një karrierë në SHBA. Përvoja në IndyCar i kujtoi Formula 2, dhe ndonëse ndryshimet janë të shumta, ai tha se përshtatja po i shkon mirë.
Nëse rezultatet pozitive vazhdojnë, Mick mund të ndërtojë një emër të ri në Amerikë, apo ndoshta një ditë të rikthehet në Formula 1… aty ku historia e Schumacherëve nisi.