Bashkëshortja Toto Wolf reagon ashpër ndaj Formulës 1
B

Bashkëshortja Toto Wolf reagon ashpër ndaj Formulës 1

Suzi Wolff, drejtuesja e F1 Academy dhe bashkëshortja e shefit të Mercedesit Toto Wolff, ka kritikuar ashpër mënyrën si u trajtua skandali që çoi në largimin e Christian Horner nga Red Bull.

“Christian e mbështeti F1 Academy dhe do t’i jem gjithmonë mirënjohëse. Por drama dhe akuzat që pasuan ishin një turp për sportin. Kishim bërë hapa të mëdhenj për përfshirjen e grave, dhe papritur gjithçka u përqendrua te kjo çështje. Nuk ishte mirë për imazhin e Formulës 1”, tha Suzi Wolff.

Horner u largua nga Red Bull në korrik 2025, në mes të një skandali për sjellje të papërshtatshme ndaj një ish-punonjëseje. Marrëveshja për largimin i solli atij rreth 70 milionë euro, ndonëse hoqi dorë nga 60 milionë të tjera për të dalë më herët nga kontrata që zgjaste deri në 2030.

 

TË FUNDIT