Max Verstappen dhe Oscar Piastri janë aktualisht kandidatët kryesorë për titullin kampion, me një diferencë të madhe në favor të pilotit të McLaren-it.
Jacques Villeneuve, kampioni i Formula 1 në vitin 1997 me Williams-in, komentoi garën për titull midis Max Verstappenit dhe dy pilotëve të McLaren-it – Oscar Piastri dhe Lando Norris.
Piastri dhe Norris kanë fituar 12 nga 15 garat këtë sezon, dhe McLaren-i tashmë ka siguruar titullin në kampionatin e konstruktuesve, por titulli i pilotit ende nuk është vendosur.
Mbeten edhe 6 gara deri në fund të sezonit, dhe Villeneuve thekson se Max Verstappen është ai që mund të bëjë sensacionin e madh.
“Mendoj se Verstappen do të jetë kampion dhe kjo do të jetë sezoni më i mirë në karrierën e tij. Dy pilotët e McLaren-it po ndihen të ngarkuar nga presioni dhe duhet të zgjojnë veten,” tha Villeneuve për Gazeta dello Sport.
Në fillim të shtatorit, Verstappen ishte 104 pikë prapa Piastrit, ndërsa tani është vetëm 63 pikë prapa. Oscar ka 336 pikë, Max 273, dhe nëse holandezi arrin të përmbysë situatën, kjo do të jetë përmbysja më e madhe në historinë e Formula 1.

Mika Hakkinen, bashkë me Villeneuven, foli për portalin italian dhe tha: “McLaren është favorit, sipas mendimit tim. Ekipi i tyre ka gjithçka që u duhet pilotëve për të shmangur problemet. Lando është më me përvojë dhe e di për çfarë lufton, ndërsa Oscar po kryeson. Të dy janë shumë të mirë. Do të shohim cili do të jetë më i miri.”
Lando Norris është i dyti në kampionatin e Formula 1 me 314 pikë.