Pesë automjete janë përfshirë nga zjarri të mërkurën në një autosallon në Preoc të Graçanicës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është raportuar nga pronari i autosallonit, përcjell AutoPortali.
Policia bëri të ditur se i dyshuari, është arrestuar dhe pasi ka marrë tretman mjekësor në QKUK, në repartin e psikiatrisë, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Hetimet mbi motivet dhe rrethanat e incidentit janë duke vazhduar.