Franck Ribery dikur ishte një nga yjet e botës së futbollit. Prej pothuajse dy vitesh, ai i ka varur “këpucët në gozhdë” dhe aktualisht është duke punuar si asistent te skuadra italiane e Salernitana, klub për të cillin luajti në sezonet e tij të fundit si profestionit, mirëpo shumë shpejt kjo gjë mund të ndryshojë.
Sipas raportimeve të fundit, të gazetës gjermane “Kicker”, ish-sulmuesi francez, po përfundon kursin e trajnerit dhe do të mirëpriste një rikthim te bavarezët për të trajnuar ekipin e të rinjve, ku mund të marrë në drejtmin e skuadrën e të birit, Seif Ribery, me këtë të fundit, që akutalisht është pjesë e skuadrës U13, të “Bavarezëve” të Bayern Munich.

Ndërkaq, kujtojmë se Franck Ribery ka veshur fanellën e Bayernit për 12 sezone, duke fituar, ndër të tjera, një Champions League, 9 tituj të Bundesligës, 1 Kupë të Ligës, 6 Kupa të Gjermanisë, 4 Superkupa të Gjermanisë, 1 Kupë të Botës për Klube dhe 1 Superkupë Evropiane.



