Verstappen “shtypin gazin” final për titull
V

Verstappen “shtypin gazin” final për titull

Me tri fitore në katër garat e fundit, piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen po i afrohet gjithnjë e më shumë kreut dhe duelit për titullin kampion për pilotë në Formula 1. Duket se katër herë kampioni i botës nuk do të heqë dorë lehtë nga “numri 1” në makinën e tij.

Fundjava e kaluar në Amerikë ishte e përkryer për të, me një triumf të dyfishtë, në garën sprint dhe në garën e së dielës. Diferenca prej 104 pikësh që kishte pak muaj më parë është reduktuar në 40 pikë dhe me këtë ritëm ai mund të thotë fjalën e tij deri në fund.

“Ishte një fundjavë vërtet e jashtëzakonshme për ne. E dinim që nuk do të ishte e lehtë, por ritmi ynë ishte shumë i ngjashëm me atë të Norris. Bëmë diferencën duke u shkëputur nga rivalët në pjesën e pare të garës, kur ai mbeti pas Leclerc”, u shpreh Max Verstappen, që përgatitet për garën e radhës në Meksikë.

“Jam shumë krenar për atë që kemi arritur këtu si ekip. Gara për titull? Sigurisht që kam një shans, por duhet të kemi fundjava si kjo që kaluam deri në fund të sezonit. Nuk do të lë gur pa lëvizur dhe do të përpiqem deri në fund“, u shpreh piloti holandez.

TË FUNDIT