Michael Schumacher dhe ana e tij e fshehtë
M

Michael Schumacher dhe ana e tij e fshehtë

Michael Schumacher, legjenda e Formula 1, kishte një anë të fshehur nga publiku, larg kamerave dhe pistës, ai ishte një familjar i përkushtuar, larg arrogancës që shpesh i atribuohej në garë.

Richard Hopkins, mik i tij i vjetër dhe ish-drejtor operativ në Red Bull, kujton se e njohu për herë të parë në fillim të viteve ’90, kur Schumacher garonte për Benetton. Sipas Hopkins, në pistë ai ishte jashtëzakonisht i sigurt, ndonjëherë në kufijtë e arrogancës.

“Nëse e shikoje vetëm si pilot, do të mendoje se ishte njeri i vështirë. Por realiteti ishte ndryshe, ishte një baba dhe burrë i jashtëzakonshëm. E donte familjen, fëmijët dhe gruan e tij”, ka thënë Hopkins.

Pas aksidentit të rëndë me ski në vitin 2013 në Francë, Michael pësoi dëmtime serioze në tru dhe prej atëherë nuk është parë më në publik. Ai kaloi muaj në koma dhe i është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale. Prej atëherë, informacionet për gjendjen e tij shëndetësore janë shumë të kufizuara.

Familja e ka ruajtur me fanatizëm privatësinë e tij, ndërsa bota e motorsportit vazhdon të shpresojë për përmirësim të gjendjes së njërit prej pilotëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

TË FUNDIT