Klube të mëdha evropiane shprehin interesim për huazimin e Endrick nga Real Madridi
K

Klube të mëdha evropiane shprehin interesim për huazimin e Endrick nga Real Madridi

Sulmuesi i Real Madridit, Endrick, vazhdon të presë me padurim debutimin e tij këtë sezon. 19-vjeçari brazilian nuk ka marrë ende minuta nën drejtimin e Xabi Alonsos, ndonëse është rikuperuar nga lëndimi në muskujt e pasmë prej më shumë se një muaji.

Fillimi i aventurës së tij në Madrid nuk ishte i lehtë: lëndimi ndodhi pak para mbërritjes së Alonsos, dhe një rikthim i parakohshëm e përkeqësoi situatën, duke e detyruar të humbiste Kupën e Botës për Klube dhe të qëndronte katër muaj jashtë fushave.

Mungesa e hapësirave në ekipin e parë ka hapur diskutime për një huazim të mundshëm. Interesim për të kanë shfaqur klube si Marseille, Manchester United, Newcastle, Brighton, Aston Villa, West Ham, Juventus, Real Sociedad dhe Valencia.

Sipas “The Daily Briefing”, Manchester United e vlerëson lojtarin, por nuk pritet të ndërmarrë hapa konkretë për momentin.

Favorit për nënshkrimin e tij mbetet Real Sociedad, me të cilin Real Madrid ka marrëdhënie të shkëlqyera pas bashkëpunimeve për Odegaard, Odriozola, Illarramendi dhe Kubo.

Klubi bask po kalon një periudhë të vështirë, duke qenë në vendin e 18-të në La Liga dhe ndër ekipet me më pak gola të shënuar këtë sezon arsye pse Endrick shihet si përforcim i mundshëm për repartin ofensiv. /AutoPortali

TË FUNDIT