Dhjetë vjet nga “shkelmi” Rossi–Marquez: ende ndan fansat
D

Dhjetë vjet nga “shkelmi” Rossi–Marquez: ende ndan fansat

Kanë kaluar 10 vjet nga përplasja e famshme mes Valentino Rossi dhe Marc Marquez në Sepang (2015), por rivaliteti i tyre vazhdon të shkaktojë debate.

Në kulmin e garës për titull me Jorge Lorenzon, Rossi e akuzoi Marquez se po ndihmonte spanjollin. Dueli mes tyre përfundoi me kontakt në kthesën 14, rrëzimin e Marquez dhe një dënim të rëndë për Rossin, i cili humbi titullin në garën finale të Valencias.

As sot nuk dihet nëse Rossi e “shkelmoi” vërtet Marquezin apo ishte aksident. Ngjarja ndau botën e MotoGP: tifozët e Rossit e panë si padrejtësi, ndërsa ata të Marquez si hakmarrje të merituar.

Edhe pse Rossi është tashmë i tërhequr dhe Marquez ka fituar tituj të tjerë, të dy nuk e kanë zbutur ende marrëdhënien dhe hija e Sepangut 2015 ende ndjek MotoGP-në.

TË FUNDIT