Manchester City raportohet se ka shënjestruar mesfushorin e ri të Paris Saint-Germain, Joao Neves, i cili në moshën 21-vjeçare është bërë një nga talentet më premtuese në Evropë.
Pep Guardiola kërkon ta përforcojë mesfushën dhe ta përgatisë pasuesin e Rodrit, duke e parë Nevesin si zgjidhjen ideale.
Megjithatë, PSG nuk është e gatshme ta lëshojë lehtë, klubi francez e konsideron portugezin pjesë thelbësore të projektit dhe mund të refuzojë edhe oferta shumë të larta.
Që prej ardhjes në Paris, Neves është shndërruar në një lojtar kyç pranë Vitinhas dhe Fabian Ruizit, duke spikatur me pasimet vertikale, kontrollin e lojës dhe aftësinë për të rikthyer topin.
Në një ndeshje të fundit të Ligës së Kampionëve, ai shënoi gol vendimtar kundër vetë Cityt, duke treguar pjekuri dhe qetësi në momentet kritike.
Kontrata e tij me PSG-në zgjat deri në 2029, çka i jep klubit një avantazh të madh në negociata.
Sipas mediave, City po përgatit një ofertë rreth 120 milionë euro për ta sjellë në Etihad, por Parisi mbetet i vendosur të mos e shesë.
Për ta bindur, anglezët duhet të ofrojnë jo vetëm para, por edhe garanci sportive që Neves do të ketë rol qendror në projektin e Guardiolës.




