Në rrjetet sociale janë përhapur zëra se shefi i McLarenit, Zak Brown, po favorizon Lando Norrisin ndaj Oscar Piastrit në garën për titull. Por ish-piloti Ralf Schumacher e ka hedhur poshtë këtë ide.
“Kjo është absolutisht marrëzi! Zak Brown nuk favorizon askënd, atij i intereson vetëm që piloti më i shpejtë të fitojë”, tha Schumacher, duke shtuar se McLaren nuk do të fitonte asgjë duke i dhënë një makinë më të dobët ndonjërit prej tyre.

Pas fitores së Norrisit në Meksikë, britaniku ka kaluar me vetëm një pikë avantazh ndaj Piastrit, i cili nuk ka fituar që prej garës në Holandë. Schumacher paralajmëroi se tensionet brenda ekipit mund të dëmtojnë të dy pilotët në garën për titull.




