Ish-piloti brazilian Felipe Masa, që humbi titullin botëror të Formula 1 në vitin 2008 ndaj Lewis Hamiltonit për vetëm një pikë, po kërkon në gjykatë që të shpallet zyrtarisht kampion i atij sezoni dhe të marrë 73 milionë euro dëmshpërblim.
Massa pretendon se FIA nuk e hetoi në kohë aksidentin e qëllimshëm të Nelson Piquet Jr. në Çmimin e Madh të Singaporit, që ndikoi në renditjen e garës dhe në rezultatin e kampionatit.
FIA reagoi ashpër, duke e quajtur padinë “të turpshme dhe tepër ambicioze” dhe duke theksuar se vetë Massa dhe Ferrari bënë gabime që e kushtëzuan humbjen e titullit.
Gjykata në Londër do të vendosë më 31 tetor nëse çështja do të vazhdojë apo do të hidhet poshtë. Nëse pranohet, rasti mund të krijojë një precedent të paparë në historinë e Formula 1.



