Gara e 3-të, rivalitet më i madh tek meshkujt
G

Gara e 3-të, rivalitet më i madh tek meshkujt

Të dielën janë mbajtur garat e fundit në disiplinat karting sllallom e auto sllallom me vetura elektrike.

Në garën e tretë, në karting sllallom, nuk pati shumë befasi, pasi fituesit ishin kryesisht të pritur.

Në konkurrencën e femrave e para doli Rubina Krasniqi e Eurogoma RT, ndërsa në podium u gjendën edhe Alea Rada e Loreza Xërxa, të dyja të Prizreni D&G.

Ndërsa, në konkurrencën e meshkujve më i shpejti ishte Rion Tytynxhiu i Prizreni D&G. Në pozitën e dytë u rendit Doan Karabeg i Eurogoma RT, ndërsa i treti doli Dior Rysha i AK Ferizajt.

Në auto sllallom me vetura elektrike në konkurrencën e femrave, për fat të keq, pjesëmarrëse ishin vetëm tri garuese.

Fituese doli Brunilda Gjura e Kaçandolli RT e pasuar nga Arjeta Rysha e Lumturie Kadriu të AK Ferizajt.

Tek meshkujt pjesëmarrja ishte më e kënaqshme dhe rrjedhimisht edhe rivaliteti.

Pas dy vozitjeve, kohën më të mirë e pati Kushtrim Bytyqi i AK Ferizajt, i dyti doli Bardhyl Canolli i Eurogoma RT, ndërsa i treti Visar Gjikolli i KMDK.

TË FUNDIT