Me garat e katërta në disiplinat karting sllallom e auto sllallom me vetura elektrike, të cilat u mbajtën të dielën, ka përfunduar edhe Kampionati i Kosovës në automobilizëm për vitin 20205.
Karting sllallomi, disiplinë që po i jep të ardhmen automobilizmit kosovar, edhe në garën e katërt kaloi në shenjë të Rion Tytynxhiut.
Anëtari i Prizreni D&G tashmë shihet si specialist i kësaj disipline, madje ka arritur rezultate shumë të mira edhe në arenën ndërkombëtare, prandaj fitorja e tij nuk ishte befasi.
Përveç Rionit, në podiumin e fituesve kësaj radhe u gjendën edhe Doan Karabeg i Eurogoma RT e Blin Shala i Spirit Karting Kosova.
Në konkurrencën e femrave renditja e tri të parave ishte ndryshe nga gara e tretë. Fituese doli Lorza Xërxa e Prizrenit D&G e pasuar nga Rubina Krasniqi e Eurogoma RT e Alea Rada e Prizreni D&G.
Ndryshime pati edhe në plasmanin e përgjithshëm të disiplinën e-auto sllallom në konkurrencën e femrave.

Këtë herë fituese doli Arjeta Rysha e AK Ferizajt, e dyta Brunilda Gjura e Kaçandolli RT, ndërsa e treta Lumturie Kadriu e AK Ferizajt.
Në konkurrencën e meshkujve, gara e katërt i takoi Genc Maculës të Eurogoma RT, i dyti u rendit Dren Mariqi i AMTK, ndërsa i treti Faton Majanci i Eurogoma RT.
Me këtë fitore, Macula u konfirmua kampion për vitin 2025, ndërsa këtë sukses e ak arritur edhe në vitet 2023 e 2024.


                                    

