Joan Mir kërkon dhe dy ekstremet e tij me Hondën
J

Joan Mir kërkon dhe dy ekstremet e tij me Hondën

Piloti i Hondës, Joan Mir, ka kërkuar më shumë stabilitet nga skuadra japoneze, duke thënë se është ende herët për të menduar për fitore në MotoGP. Pas një sezoni të vështirë, Honda ka arritur katër podiume në vitin 2025 dhe ka trefishuar pikët krahasuar me vitin e kaluar.

“Duhet të konsolidojmë rezultatet. Tani ose përfundojmë në podium, ose përfundojmë në tokë, kjo duhet të ndryshojë”, tha kampioni i botës në vitin 2020.

Mir theksoi se mungesa e kapjes në asfalt është ende problem, por beson se përmirësimet e fundit dhe puna e inxhinierëve po e afrojnë Hondën drejt rikthimit në majë.

Ekipi zyrtar HRC nuk ka fituar që nga Misano 2021, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Luca Marini, u shpreh se Honda ka bërë përparim të qëndrueshëm pa asnjë hap prapa gjatë këtij sezoni.

TË FUNDIT