Chelsea ofron 120 milionë për kartonin e Leao-s
C

Chelsea ofron 120 milionë për kartonin e Leao-s

Rafael Leao po shkëlqen këtë sezon me Milanin, duke rikthyer interesimin e klubeve të mëdha evropiane.

Sipas Estadio Deportivo, Chelsea është i gatshëm të ofrojë rreth 120 milionë euro për sulmuesin portugez.

Leao, i cili ka kontratë me Milanin deri në vitin 2028, po kalon në formë të lartë me gola e asiste vendimtare, duke u bërë një nga lojtarët më të spikatur në Serie A.

Trajneri i londinezëve, Enzo Maresca, e sheh 26-vjeçarin si pjesë kyçe të projektit të tij për rindërtimin e skuadrës, falë shpejtësisë, forcës dhe kreativitetit që ai sjell në fushë.

Nëse oferta e Chelseat mbërrin zyrtarisht, Milani mund ta shqyrtojë seriozisht për shkak të situatës financiare.

Mbetet për t’u parë nëse ky transferim do të realizohet në janar apo verë, por një gjë është e sigurt, Leao do të jetë një nga emrat më të përfolur në merkaton e ardhshme./AutoPortali

TË FUNDIT