Formula 1 është gati të rikthehet në aksion në Brazil për një fundjavë që, ashtu si në vitin 2024, premton të jetë vendimtare në betejën për titullin botëror. Pista e Interlagos do të presë gjithashtu garën sprint të shtunën, e cila mund të ndryshojë më tej ekuilibrin e renditjes.
Pas garës në Meksikë, në krye ndodhet Lando Norris, me 1 pikë më shumë se shoku i tij i skuadrës së McLaren, Oscar Piastri. Ndërsa Max Verstappen ndodhet ende në vendin e tretë, por tani vetëm 36 pikë larg kreut.
Oscar Piastri është shumë optimist, duke synuar të rikthehet në podium pas një periudhe të vështirë, për të rimarrë kryesimin e kampionatit. “Brazili është një mundësi e shkëlqyer për të fituar pikë të rëndësishme, veçanërisht me garën sprint“, tha australiani.
“Ende gjithçka është e hapur dhe përgatitja për këtë fundjavë ka qenë shumë produktive. Është një pistë që më pëlqen, me ndryshimet e saj në lartësi dhe përzierjen e pistave të gjata të drejta dhe seksioneve të ngushta. Gjithashtu do të duhet të mbajmë një sy te koha, si gjithmonë”, tha Piastri.




