Sonte do të luhen plot nëntë ndeshje në Champions League, të cilat pritet të sjellin spektakël dhe duele të forta në mbrëmjen europiane të futbollit.
Vëmendja kryesore do të jetë në Angli, ku Liverpooli dhe Real Madridi, dy nga klubet më të lavdishme në historinë e kësaj gare do të përballen në një sfidë që premton emocione të mëdha.
Një tjetër takim i shumëpritur zhvillohet në “Parc des Princes”, aty ku kampionët në fuqi, Paris Saint-Germain, do të përballen me gjigantët gjermanë të Bayern Munichut, në një duel që mund të përcaktojë shumë për ecurinë e grupit.
Mbrëmja e sotme do të nisë me dy përballjet e para, Napoli – Eintracht Frankfurt dhe Slavia Praga – Arsenal, që fillojnë në orën 18:45, ndërsa shtatë ndeshjet e tjera do të luhen në orën 21:00. /AutoPortali



