Ralf Schumacher me parashikim interesant
R

Ralf Schumacher me parashikim interesant

Ralf Schumacher beson se gara në Brazil do të jetë vendimtare për shpresat e Max Verstappen në garën për titullin e Formula 1 në vitin 2025. Holandezi është 36 pikë pas Lando Norris, ndërsa kanë mbetur katër gara dhe dy sprinte.

“Fundjava e ardhshme është kyçe. Max mund të fitojë në Brazil dhe të mbetet në luftë për titullin”, tha Schumacher.

Ai paralajmëroi se nëse Verstappen përfundon pas pilotëve të McLaren-it, shanset për titull do të bien, sidomos për shkak të vështirësive të Red Bull-it në pistën e ftohtë të Las Vegasit.

TË FUNDIT