Skuadra e Juventusit barazoi 1:1 me Sporting Lisbonën në ndeshjen e UEFA Champions League.
Pas disa javësh mungesë, Edon Zhegrova mori minuta loje, duke hyrë në pjesën e dytë dhe lënë përshtypje pozitive.
Trajneri Luciano Spalletti u shpreh i kënaqur me kontributin e lojtarit kosovar.
“Zhegrova? Duhet ta shohim më gjatë. Është shumë i shpejtë në hapësira të ngushta, por duhet të ndihmojë edhe në mbrojtje, në krahun e majtë,” tha ai.
Spalletti shtoi se Zhegrova sapo është rikthyer nga një dëmtim dhe pritet të përmirësohet me stërvitje e kohë loje, duke u bërë një alternativë e vlefshme për skuadrën. /AutoPortali



