Tajlanda dëshiron të mbetet organizatore e garave të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit edhe pas vitit 2026, kur skadon kontrata aktuale, ka njoftuar një zyrtar qeveritar të martën.
Qeveria e Tajlandës ka miratuar 119 milionë dollarë për organizimin e garave të MotoGP-së për pesë vitet e ardhshme, nga 2027 deri në 2031, ka thënë zëdhënësi i qeverisë, Airin Phanrit.
Tajlanda është një destinacion i rëndësishëm turistik dhe që nga viti 2018 është nikoqire e garave të MotoGP-së.




