Formula 1 kërkon falje për “shumë pamje të vajzave” në transmetim
F

Formula 1 kërkon falje për “shumë pamje të vajzave” në transmetim

Drejtori i transmetimeve të Formula 1, Din Loke, ka reaguar ndaj kritikave të adhuruesve dhe komentatorëve për përqendrimin e tepërt në pamjet e vajzave të shoferëve gjatë garave të këtij sezoni. Kritikët shpesh kanë theksuar se janë shfaqur shumë pamje të vajzave dhe figurave të njohura, sidomos të Charles Leclerc, Carlos Sainz dhe prindërve të Lando Norris.

Loke u shpreh se janë të detyruar të shfaqin atmosferën e plotë të ngjarjes, përfshirë pamjet nga jashtë pistës. Ai theksoi se në transmetimet e sporteve të tjera, si futbolli, gjithashtu shfaqen detaje nga ambienti përreth ngjarjes. Sipas tij, kjo është një mënyrë për të treguar atmosferën e veçantë të çdo gare.

TË FUNDIT