Trepça në arenën Evropiane e pret PAOK-un në “Minatori”
T

Trepça në arenën Evropiane e pret PAOK-un në “Minatori”

Kampionja e Kosovës në basketboll, Trepça, përgatitet për një tjetër ndeshje të rëndësishme në FIBA Europe Cup, ku do të ketë përballë skuadrën e njohur greke, PAOK.

Takimi zhvillohet të mërkurën nga ora 18:30 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Në ndeshjen e parë në Greqi, PAOK-u arriti të mposht Trepçën me rezultatin 85:74, megjithëse ndeshja ishte e hapur deri në fund dhe dhuroi momente të forta basketbolli.

Pas kësaj humbjeje, Trepça ka regjistruar edhe dy humbje të tjera në kompeticionet ndërkombëtare, ndaj Braunschweigut me 84:70 dhe ndaj Anwil-it me 97:87.

Skuadra mitrovicase shpreson që mbështetja e tifozëve në palestrën “Minatori” të luajë një rol kyç në rritjen e mundësive për një rezultat pozitiv ndaj PAOK-ut.

Trajneri dhe lojtarët e Trepçës kanë theksuar rëndësinë e një paraqitjeje të fokusuar dhe kolektive, duke synuar të eliminojnë gabimet e takimeve të mëparshme.

Skuadra greke ka arritur deri tani dy fitore dhe një humbje, duke treguar konsistencë dhe eksperiencë në nivel ndërkombëtar.

Të gjithë tifozët e basketbollit kosovar pritet të jenë prezent për të përkrahur Trepçën në këtë duel të rëndësishëm europian./AutoPortali

TË FUNDIT