Një qytetar nga Kodra e Trimave në Prishtinë ka reaguar përmes emisionit “Fol me Arin” në Klan Kosova, duke shprehur pakënaqësi ndaj mënyrës se si kompania private e mbeturinave po menaxhon shërbimin në atë zonë.
Në fotografinë e dërguar shihet qartë një shportë e gjelbër mbeturinash e thyer në njërënShportat anë, për të cilën qytetari thotë se është dëmtuar gjatë procesit të zbrazjes nga punëtorët e kompanisë, transmeton Klankosova.tv, përcjell AutoPortali.
Banorët e Kodrës së Trimave kanë kërkuar që kompania të mbajë përgjegjësi për dëmet dhe të zëvendësojë shportat e dëmtuara, ndërsa i bëjnë thirrje komunës së Prishtinës që të mbikëqyrë më rreptësisht punën e operatorëve privatë që merren me menaxhimin e mbeturinave.





