Deponohen mbi 300 euro fals në një bankë në kryeqytet
D

Deponohen mbi 300 euro fals në një bankë në kryeqytet

Një zyrtare e një banke në Prishtinë ka raportuar në Polici se janë deponuar 328 euro fals.

Bëhet e ditur se monedhat ishin 2 – euroshe dhe janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme.

“Ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka raportuar se nga klientë të ndryshëm në bankë janë deponuar 328 € para në monedha nga 2 € që dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./AutoPortali/

TË FUNDIT