Lewis Hamilton rikthehet këtë fundjavë në pistën e tij të preferuar, Interlagos, për Çmimin e Madh të Brazilit. Ish-piloti i Mercedes-it, që ka fituar këtu titullin dramatik të vitit 2008 dhe ka përjetuar momente ikonike si triumfi i vitit 2021, kërkon një rikthim pas një sezoni të zbehtë, pa podium dhe me vetëm 146 pikë, shumë pas Charles Leclerc (210).
Por, ndërsa Hamilton kërkon të shpëtojë sezonin, kritikat ndaj tij po shtohen. Ish-shefi i Formulës 1, Bernie Ecclestone, 95 vjeç, ka dhënë një deklaratë të fortë për median gjermane Sport.de.
“Gjërat po i dalin nga kontrolli. Ai donte të ishte kampion dhe tani nuk kupton pse nuk e arrin. Është vetëm një produkt i marketingut financiar”, tha britaniku.
Ecclestone shtoi se Hamiltoni nuk do të arrijë më suksese të mëdha, pasi fokusi i tij është zhvendosur drejt botës së modës. “Në të ardhmen do të merret më shumë me modën. Është një nga më të mirët e dekadës së fundit, por jo më i miri”.
Ai komentoi edhe situatën te Ferrari, duke thënë se skuadrës italiane i mungon një lider i fortë dhe se Frederic Vasseur “është shumë i dobët” në krahasim me figurat historike si Jean Todt, Ross Brawn dhe Enzo Ferrari.




