Haaland me rekord të ri në Champions League
H

Haaland me rekord të ri në Champions League

Erling Haaland ka hyrë në histori si lojtari i parë që shënon në pesë ndeshje radhazi të Champions League me tre ekipe të ndryshme.

Sulmuesi i Manchester Cityt gjeti rrjetën kundër ish-klubit Borussia Dortmund pas vetëm 29 minutash mbrëmë, duke arritur golin e tij të 18-të këtë sezon.

Seria e tij nisi sezonin e kaluar ndaj Real Madridit, dhe vazhdoi me gola kundër Napolit, Monacos, Villarrealit e tani Dortmundit.

Më parë, ai kishte arritur një seri të ngjashme edhe me RB Salzburg dhe Borussia Dortmund, një rekord që nuk e ka arritur as Cristiano Ronaldo me klubet e tij.

Aktualisht, Haaland udhëheq sulmin e Cityt me 18 gola në 14 ndeshje. /AutoPortali

TË FUNDIT