Lajme të mira për Ruedan
L

Lajme të mira për Ruedan

Kampioni i kategorisë Moto3, Jose Antonio Rueda, është operuar me sukses pas aksidentit të rëndë që pësoi para Çmimit të Madh të Malajzisë, ku u lëndua edhe Noah Dettwiler. Nga ekipi i spanjollit u konfirmua se ai pësoi edhe atak kardiak gjatë përplasjes.

Piloti i Red Bull KTM u përplas në pistën Sepang me Dettwiler-in, i cili kishte ngadalësuar për shkak të një problemi teknik. Zvicerani ishte në rrezik për jetën, por gjendja e tij është përmirësuar, ai është i vetëdijshëm dhe ka dalë nga kujdesi intensiv. E pret një operacion në këmbë, që mund të kryhet në Zvicër ose Malajzi.

Rueda ndërkohë u kthye në Spanjë, ku iu nënshtrua një operacioni në dorën e djathtë. Atij iu vendosën pllaka metalike në disa kocka të dorës dhe parakrahut. Ekipi konfirmoi se rikuperimi do të zgjasë aq sa duhet për ta përgatitur për kalimin në Moto2 sezonin e ardhshëm.

Më pas u konstatua se kishte pësuar edhe atak kardiak në pistë, por fatmirësisht pa dëmtime serioze në kokë apo kraharor. Ai pritet të lirohet së shpejti nga spitali dhe të vazhdojë rehabilitimin në Sevilje.

Rueda do të mungojë në dy garat e fundit të sezonit, në Portimao dhe Valencia.

TË FUNDIT