Piastri i përgjigjet babait të Verstappenit
P

Piastri i përgjigjet babait të Verstappenit

Oscar Piastri ka reaguar ndaj komenteve të Jos Verstappen (babai i Max Verstappen), i cili tha se australiani duhet të jetë më kërkues ndaj McLaren në garën për titull.

Verstappen kishte sugjeruar se ekipi po favorizon Lando Norris, por Piastri e mohoi këtë, duke thënë se “nuk është e vërtetë” dhe se çdo problem ka shpjegim.

“Ne jemi gjithmonë të hapur me njëri-tjetrin dhe mund të qëndrojmë për veten tonë. E ndjej veten shumë rehat ta bëj këtë, dhe ekipi na inkurajon”, tha Piastri.

Ai shtoi se McLaren po i lejon të dy pilotët të luftojnë lirshëm për kampionatin dhe se dëshiron ta fitojë “me meritën e vet”.

Piastri pranoi se garat në SHBA dhe Meksikë ishin më të vështira për shkak të kushteve të ndryshme të pistës dhe gomave, por theksoi se nuk ka pasur ndryshime thelbësore në makinë.

TË FUNDIT