Piloti spanjoll Carlos Sainz nuk mori pjesë në konferencën e detyrueshme për shtyp para Çmimit të Madh të Brazilit.
Anëtari i ekipit Williams nuk është ndier mirë, ka pasur dhimbje fyti dhe temperaturë të lehtë ndaj vendosi të mos marrë pjesë në konferencë.
Sipas njoftimeve, Sainz pritet të jetë në bolid të premten, kur zhvillohen stërvitjet jozyrtare dhe kualifikimet për garën sprint.
Duke kujtuar se ai nuk u tërhoq as nga Çmimi i Madh i Arabisë Saudite 2024, pavarësisht një apendiciti dhe temperature të lartë që çuan në operim një ditë më vonë, nuk ka arsye për shqetësim rreth mungesës së tij këtë fundjavë.



