Panik te Red Bull
P

Panik te Red Bull

E ardhmja e Max Verstappen ka qenë një nga temat më të diskutuara në Formula 1. Edhe pse ai ka konfirmuar se do të vazhdojë me Red Bull deri në vitin 2026, kontrata e tij përmban klauzola që i lejojnë largimin nëse makina nuk është konkurruese.

Gazetari Erik van Haren tha se nëse Red Bull nuk lufton për fitore në 2026, Verstappen mund të kërkojë skuadër të re në 2027.

Megjithatë, ai thekson se piloti holandez është më i lumtur pas ardhjes së Laurent Mekies si shef ekipi. Atmosfera në skuadër është përmirësuar, komunikimi është më i mirë dhe rezultatet kanë sjellë stabilitet. Vetë Verstappen e ka lavdëruar Mekies për qasjen teknike dhe bashkëpunimin e ngushtë me inxhinierët.

TË FUNDIT