Espargaro kritikon ashpër Morbidellin pas aksidentit në Çmimin e Madh të Portugalisë
E

Espargaro kritikon ashpër Morbidellin pas aksidentit në Çmimin e Madh të Portugalisë

Piloti zëvendësues i Tech3 KTM, Pol Espargaro, akuzoi Franco Morbidellin për një manovër “tepër agresive” në xhiron e parë të Çmimit të Madh të Portugalisë, e cila shkaktoi një incident me disa motoçiklistë.

Morbidelli, piloti i VR46 Ducati, u rrëzua dhe u detyrua të tërhiqej nga gara, por Espargaro, një nga ata që ai po përpiqej të parakalonte, e kritikoi ashpër.

“Hyri shumë, shumë agresivisht në kthesën 5, në xhiron e parë, me rezervuarin plot. Kuptoi që nuk mund të ndalte motorin dhe u fut mes nesh. Ishim me fat që nuk ndodhi më keq. Krijoi një efekt domino,  gjithçka u bë kaotike”.

Morbidelli nuk foli me mediat pas garës, pasi u raportua se mungoi për arsye mjekësore, megjithëse ishte pa lëndime serioze.

Kjo nuk është hera e parë që italiani përplaset me kolegët në pistë. Më herët gjatë vitit, ai kishte pasur një incident edhe me vëllain e Pol-it, Aleix Espargaro, në garën e Silverstone.

Marco Bezzecchi, Aprilia Racing

Ndërkohë, Pol Espargaro tha pas garës në Portimao se nuk dëshiron të rikthehet si pilot me kohë të plotë në MotoGP.

“Po më mungon jeta jashtë pistës, po më mungojnë vajzat e mia. Ky presion çdo fundjavë është i madh dhe e di që gjithçka mund të mbarojë në një çast. Dua të kaloj më shumë kohë me familjen”.

TË FUNDIT