Zvicra në telashe, konfirmohet edhe mungesa e radhës para ndeshjes ndaj Kosovën
Z

Zvicra në telashe, konfirmohet edhe mungesa e radhës para ndeshjes ndaj Kosovën

Federata Zvicerane ka njoftuar se mesfushori Vincent Sierro është larguar nga grumbullimi për shkak të një lëndimi në këmbë dhe nuk do të luajë ndaj Suedisë dhe Kosovës.

Pas ekzaminimeve mjekësore të së hënës, u vendos që lojtari të rikthehet te klubi për trajtim.

Në vend të tij, përzgjedhësi Murat Yakin ka ftuar mbrojtësin e Montpellier, Becir Omeragic.

Ndërkohë, Ricardo Rodriguez dhe Luca Jaquez po kryejnë stërvitje individuale dhe pritet t’i bashkohen ekipit gjatë javës.

Zvicra synon të sigurojë kualifikimin në Kupën e Botës me një fitore në njërën nga dy ndeshjet e nëntorit.

Nëse nuk e mposht Suedinë dhe Kosova fiton në Slloveni, atëherë përballja mes Zvicrës dhe Kosovës në “Fadil Vokrri” do të vendosë kush kalon në Botërorin 2026. /AutoPortali

TË FUNDIT