Bashkimi i Prizrenit, që ka nisur fuqishëm garën për titull në Superligën e Kosovës në basketboll, ka zyrtarizuar afrimin e lojtarit vendor Muhamedali Janjeva.
Janjeva, i cili ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës te Prishtina, ishte pjesë e kësaj skuadre edhe në edicionin aktual, para se të bashkohej me prizrenasit.



